Arrestohet 32-vjeçari që bënte “kërdinë” në Vlorë, autor i vjedhjes së 11 banesave

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Vlorë, pasi rezulton autor i dyshuar i një sërë vjedhjesh në disa banesa në qytetin bregdetar. Në pranga ka rënë E.Druga, i cili rezulton i dënuar edhe më parë po për vjedhje. Druga është autor i dyshuar për 11 vjedhje të ndodhura në Vlorë, konkretisht:

Më datë 29.10.2021, ka vjedhur në banesën e shtetasit T. M.

Më datë 28.10.2021, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases Y. H.

Më datë 26.10.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.

Më datë 21.10.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. P.

Më datë 22.10.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetases V. B.

Më datë 01.09.2021, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. C.

Më datë 15.08.2021, ka vjedhur në banesën e shtetases M. M.

Më datë 03.08.2021, ka vjedhur në banesën e shtetases L. Y.

Më datë 05.06.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetasit Ç. T.

Më datë 04.06.2021, ka vjedhur disa sende me vlerë në banesën e shtetases B. A.

Më datë 31.05.2021, ka vjedhur disa elektroshtëpiake në banesën e shtetases S. A.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura dhe mjetet të cilat autori i përdorte për realizimin e vjedhjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.

SHKARKO APP