Arrestohet 35-vjeçari, tentoi të korruptojë policët

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas, i cili tentoi të korruptonte me 150 Euro oficerët e Krimit Ekonomik-Financiar me qëllim mos procedimin e tij, pasi u kap duke transportuar mallra kontrabandë.

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Gentjan Kameri, 35 vjeç, banues në Fushë-Krujë (i dënuar më parë për “Moskallëzim Krimi”).

Ky shtetas është kapur në qytetin e Pogradecit, me mjetin tip “Fiat Punto” me targa AA 398 LE, brenda të cilit iu gjetën mallra (pjesë këmbimi mjetesh) për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky shtetas gjithashtu ka tentuar të korruptojë Oficerët e Sektorit për Krimin Ekonomik Financiar, me një shumë prej 150 Euro, me qëllim mos-procedimin e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale parashikuar nga nenet 244 e 180 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?