Arrestohet 40-vjeçari, kërcënoi një person për të mos dëshmuar në gjyq

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi akuzohet se ka kërcënuar një person. Lidhur më këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dhe tre persona të tjerë, I. B., 52 vjeç, F. B., 19 vjeç, M. B., 34 vjeç.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kaun kërcënuar J. M., 47 vjeç  që  të mos dëshmonte në seancën gjyqësore zhvilluar për familjarin e tyre, M. T., 33 vjeç.

Ky i fundit është arrestuar si autor i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datën 31.07.2019, ku në lagjen nr. 1, Pogradec, u dogj mjeti tip “BMË X6” në pronësi të 47-vjeçarit.

Tashmë mbi këta persona rëndojnë akuzat, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP