Arrestohet 60-vjeçari që “zhvati” nga lekët të moshuarit me pretendimin se i njihte fëmijët
Një tjetër rast i mashtrimeve për të marrë para është regjistruar në qytetin e Fierit. Policia ka arrestuar një 60-vjeçar i cili mashtronte qytetarët e u merrte para.
Shtetasi me iniciale S.L. 60 vjeç u ka marrë shuma të ndryshme parash 3 qytetarëve me iniciale M. B., 75 vjeçe, banuese në Fier, H. B., 73 vjeç, banues në Fier dhe P. M., 77 vjeçe, banuese në Fier, duke i mashtruar me pretendimin se kishte njohje me fëmijët e tyre.
Policia nuk jep detaje se sa para ka arritur 60-vjeçari tu merrte të moshuarve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mashtrimi”.
Njoftimi i policisë:
Iu merrte para qytetarëve duke i mashtruar, vihet në pranga nga Policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas informacioneve dhe kallëzimeve të mara se një shtetas iu merrte para qytetarëve duke i mashtruar, organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit S. L., 60 vjeç, banues në Shkodër.
60-vjeçari iu ka marrë shuma të ndryshme parash, shtetasve M. B., 75 vjeçe, banuese në Fier, H. B., 73 vjeç, banues në Fier dhe P. M., 77 vjeçe, banuese në Fier, duke i mashtruar me pretendimin se kishte njohje me fëmijët e tyre.