Arrestohet 62-vjeçari në Vlorë, iu gjetën 80 kg kanabis në shtëpi

Placeholder Image

Policia e Vlorës ka zhvilluar operacionin antidrogë të koduar “WEST” dhe ka vënë në pranga Spiro Tupën, 62 vjeç, banues në fshatin Beshisht në Vlorë.

Në bazë të informacioneve të marra ky shtetas dispononte lëndë narkotike në banesë gati për ta shitur dhe menjëherë Policia e Vlorës ka shkuar në fshatin Beshisht, duke bërë të mundur kapjen tij në flagrancë në banesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Spiro Tupes, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 80 kg (kilogram), e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte e fshehur në një dhomë, e ndarë nëpër thasë sintetikë me thurje dhe në qese të zeza plastike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

http://www.dailymotion.com/video/x59lk5l_operacioni-west-ne-vlore_news

SHKARKO APP