Arrestohet autori i plagosjes së 4 personave (EMRI)
Policia e Elbasanit ka arrestuar personin që plagosi me thikë 4 persona në qendër të Elbasanit. Efektivët e policisë arritën që të kapnin disa minuta pas ngjarjes 39-vjeçarin Gëzim Shabani, banues në Elbasan.
Ky person, pasi ka dalë nga një lokal, është konfliktuar në rrugë dhe ka goditur me thikë në lagjen “Sul Paprri” 44-vjeçarin E.Ç, 19-vjeçarin Z.Ç, 42-vjeçarin A.S dhe 18-vjeçarin U.S.
Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm që Gëzim Shabani ka pasur me vëllain e shtetasit me iniciale U.S. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
KOHA JONË SONDAZH

