Arrestohet Ballist Morina, heroi i Beogradit. Policia:”U kap me pistoletë”! Por duket histori e sajuar nga Shteti shqiptar

 

 

Duket si një skenar i sajuar bukur.Në prag të mbërritjes se ekipit te futbollit të Serbisë dhe ardhjes ditën e nesërme të kryeministrit serb Vuçiç pala shqiptare bëri një "kurban":arrestoi  Ismail Morinen.  Njoftimet policiore tregojne se kanë arrestuar Ismail Morinën, të njohur si Ballist Morina, personin që ngriti dronin me banderolën e Shqipërisë së Madhe më 14 tetor 2014 në stadiumin e Beogradit. Morina është ndaluar së bashku me 3 persona të tjerë për armëmbajtje pa leje. Policia e Tiranës sqaroi se ai u ndalua në rrugën Petro Nini Luarasi pas një kontrolli të ushtruar në një fuoristradë Range Rover që drejtohej prej tij. Sipas njoftimit të policisë, në makinë u gjet një pistoletë që ai e kishte pa leje. Veç njoftimit, policia shpërndau edhe foton e tij të bërë në ambientet e Komisariatit nr 1 (foto sipër). Ballist Morina ishte në qendër të vëmendjes së publikut këto ditë pas lajmit se ai nuk do të lejohej të hynte në stadium për të parë ndeshjen Shqipëri – Serbi.

Ky arrestim duket si një dhuratë për palen serbe dhe kryeministrin serb Vuçiç. Ka informacione se atij i është futur pistoleta në momentin e kontrollit për të gjetur pretekstin e ndalimit të tij që të mos jetë në stadium. Së pari se nuk ia dijnë mendjen se çfarë ka përgatitur këtë rradhë për ekipin serb në ndeshje dhe së dyti që lajmi të pushtojë Serbinë se pala shqiptare e arrestoi heroin e saj të Beogradit , i cili çmendi krejt Serbinë vitin e kaluar në ndeshjen Serbi-Shqiperi  që u ndërpre për shkak të dhunës serbe.

Me sa duket policia ka hallin që ta mbajë 48 orë brenda në polici derisa të mbarojë ndeshja Shqiperi-Serbi ditën e neserme dhe më pas ta lirojnë. Shqetsimi është se nuk e dijnë se çka projektuar Ballist Morina këtë herë kundër serbeve në Elbasan me "Tifozat Kuq e Zi", dhe ka mundesi se kanë gjetur udhën më të shkurtër duke e ndaluar për 48 orë,aqsa e ka me ligj policia të të shoqerojë.

Pra heroi shqiptar i Beogradit nuk do të jetë nesër në stadium, kurse në tribunë do jetë i qetë kryeministri serb Vuçiç.

 

 

Njoftimi tjetër i policisë

Policia e Tiranës ka dhënë të tjera detaje mbi arrestimin e Ismail Morinës, të njohur me emrin Ballist Morina. Pistoleta tip Zastava –sqaron policia- iu gjet në brez, me 6 fishekë. Në makinën e tij tip Range Rover u gjet edhe një pistoletë tip TT me 30 fishekë dhe një gëzhojë. Morina është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Ndërsa 3 personat e tjerë që gjendeshin me të në makinë u arrestuan për moskallëzim krimi. Ata janë:

•  Erion Bahushi , 22 vjeç lindur ne Erseke dhe banues ne Tirane

• Denis Balla, 21 vjeç lindur  dhe banues ne Tirane

• Marin Rexha, 20 vjeç, lindur dhe banues ne Titrane

Policia nuk sqaron arsyet se përse e ndaloi makinën Range Rover të Ismail Morinës, me tarta AA 874 KY. Burime nga policia thanë se ai mbahej nën vëzhgim pasi dyshohej se mund të shkaktonte incidente gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi. Arrestimi i tij vjen një ditë para ndeshjes. 

SHKARKO APP