Arrestohet biznesmeni në Sarandë, për qumësht kontrabandë

Placeholder Image

Policia ka arrestuar pronarin e një supermarketi në lagjen nr. 4, pasi gjatë kontrollit që i është ushtruar i janë sekuestruar rreth 180 kanaçe me qumësht me mbishkrime në gjuhë të huaja dhe të pa pajisura me dokumentet përkatëse për tregtimin apo marketingun e këtyre produkteve.

I arrestuari është Shaqir H., 43 vjeç, banues në Delvinë, ndërsa është marrë në pyetje për të mësuar se ku i ka marrë 180 kanaçet me qumësht.

Ai akuzohet për tregtimin dhe transportimin e mallrave kontrabandë dhe fshehjen e të ardhurave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka referuar dosjen në Prokurorinë e Sarandës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?