Arrestohet biznesmeni sirian në Shqipëri, dogji tapetat për 1.2 milion euro

 

Biznesmeni sirian i tapeteve në Shqipëri, Raghed Hajjazi është arrestuar nën akuzën e zjarr-vënies dhe mashtrimit në lidhje me zjarrin e rënë në firmën e tij më 13 Prill 2015.Arrestimi ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës e cila dyshon se biznesmeni i ka vënë vetë flakën magazinës së tij të tapeteve të kompanisë "Bibtex” me qëllim përfitimin e siguracionit.

Mësohet se siriani Raghed Hajjazi do të përfitonte 1.2 milionë euro nga siguracioni që ai i kishte bërë magazinës dhe mallit të cilit ai kishte.

SHKARKO APP