Arrestohet “bosi” shqiptar i drogës në Itali
Policia italiane ka arrestuar sot ish-bossin shqiptar të drogës, 40-vjeçarin Besnik Delaj. Ai u ndalua në qytetin e Forxhias, teksa po drejtonte mjetin tip BMW, në të cilin mbante një pistoletë me numër serie të fshirë me 12 plumba gati për të qëlluar.
Bashkë me shqiptarin ishte edhe një minorene rumune, të cilën e mbante me vete për t’iu shpëtuar plumbave të policisë, në rast t1% shkëmbimit të zjarrit. Në momentin e arrestimit, 40-vjeçari kishte shfaqur shenja nervozizmi, çka kishte ngjallur dyshimin e agjentëve.
Përveç armës, policia gjeti edhe 10 fishekë të tjerë, si edhe një sasi të vogël marijuanë. Besnik Delaj është një emër i njohur për autoritetet italiane.
Në korrik të vitit 2013, ai u arrestua sërish në Foggia, në një operacion të rëndësishëm, ku u shkatërrua një organizatë ndërkombëtare e trafikut të drogës dhe u sekuestruan 17 kg heroinë dhe 3 kg kokainë. Asokohe, Delaj dyshohej se drejtonte degën e grupit kriminal në rajonin e Puljas.
KOHA JONË SONDAZH

