Arrestohet “daja” nga Fieri, bosi i prostitucionit në Itali dhe thesari i tij i errët…
Një vajzë ‘gjeneronte’ rreth 500 euro në natë, rreth 12.000 euro në muaj. Pra mjaftonte ‘menaxhimi’ i treve për të arritur te 40 mijë euro në muaj. Shifrat janë zbuluar nga hetimi që arriti të godasë një rrjet prostitucioni të drejtuar nga shqiptarë. 50 persona u arrestuan, në disa qytete të Italisë raportuan mediat italiane.
Tridhjetë vajza shfrytëzoheshin si prostituta, kryesisht shqiptare, por edhe rumune dhe moldave, mes 20 – 25 vjeçe. Ato ishin sjellë në Itali me premtimin për një punë, por që përfunduar duke shitur trupin e tyre.
Një prej dy organizatave të rrjetit vepronte në Milano. Mediat italiane raportojnë se në krye ishte K.M. i njohur si “lo zio” (përkthim: daja ose xhaxhai). Ai dhe personat me të cilët bashkëpunonte ishin nga Fieri. Përveç shfrytëzimit të drejtpërdrejt të vajzave për prostitucion, shqiptarët iu imponuan tutorëve rumunë, që “blinin” dhe “menaxhonin” vajza, duke i detyruar ti paguanin qira për zonat ku ato ‘punonin’.
“Lumi i parave ishte i pandërprerë”, shpjeguan burime policore dhe “shpesh riinvestoheshin në trafik kokaine dhe heroine”.
Në Genoa, rrjetit iu sekuestrua rreth 1 kg heroinë.
Në një apartament, përveç 387 mijë euro “CASH”, të dyshuara si të përfituara nga aktivitete kriminale, agjentët gjetën edhe një pistoletë. Kështu shqiptarët i “zgjidhnin” punët: me pistoletë, si me tutorët ashtu dhe prostitutat. Hetimi nisi pas denoncimit të një vajze të shfrytëzuar.
KOHA JONË SONDAZH

