Arrestohet djali i biznesmenit Lala, Policia kap mat edhe nipin e deputetit të PD-së

Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë djali gardist i biznesmenit Ymer (Korab) Lala, pasi e kishte kthyer lokalin që administron në bazë të lojërave të palejuara të fatit.

Në lokalin që sipas policisë administrohej nga 24-vjeçari Ylard Lala në rrugën “Andon Zako Cajupi”, policia arrestoi në flagrancë një grup djemsh rreth një tavoline pokeri brenda ambienteve të biznesit të kamufluar për veprimtarinë e paligjshme. Në mesin e burrave që kapen mat nga policia duke luajtur bixhoz është edhe nipi i deputetit demokrat Flamur Noka. Ai është Rexhep Noka 32 vjeç.

Djali i biznesmenit Lala rezulton të jetë edhe punonjës në gardën e Republikës, për këtë arsye në aksionin e efektivëve të komisariatit numër 2 në 08.00 të mëngjesit më 24 korrik, bashkëpunoi edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Sipas ”Report TV”, në total 11 persona ranë në pranga nga mosha 23-58 vjeç, bashkë me djalin e biznesmenit, ndërsa 7 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për moskallëzim krimi, nga mosha 18-39 vjeç pasi kishin për zhvillimin e lojërave të fatit por nuk kanë denoncuar në polici.

SHKARKO APP