Arrestohet ekonomisti i një qendre shëndetësore në Elbasan, përvetësoi 30 mln lekë

Gjatë mbrëmjes së të hënës është vënë në pranga ekonomisti i një qendre shëndetësore në Elbasan. Burime zyrtare konfirmuan se Edlir Sejdini, ekonomist në QSH nr. 3 dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka shpërdoruar detyrën gjatë një periudhe dy vjeçare.

Ai e ka realizuar këtë vjedhje duke falsifikuar listën e prezencës së punonjësve nëpërmjet falsifikimit ai përvetësuar një vlerë prej 30 milionë lekësh pranë qendrës shëndetësore nr. 3 në qytetin e Elbasanit.

Arrestimi i ekonomistit Edlir Sejdini u finalizua pas një hetimi disa mujor të seksionit të krimit ekonomik pranë drejtorisë së policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Elbasan. Pritet të zbulohet kjo skemë vjedhje mjaft e komplikuar për mënyrën sesi është realizuar për një periudhë kaq të gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?