Arrestohet hajduti serial i marketeve në Tiranë, akuzohet për të paktën 5 vjedhje

Një hajdut serial u vu në prangat e policisë së Tiranës. Gerti Danglli, 36-vjeç u identifikua nga shërbimet e komisariatit nr.3 në kryeqytet dhe akuzohet si autor i të paktën 5 vjedhjeve. Kryesisht vjedhjet ai i kryente në markete në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Ai shfaqet duke marrë pije alkoolike, të cilat i fsheh poshtë bluzës. Në një tjetër episod ai mbush me produkte ushqimore shportën e marketit dhe e lë para kasës dhe largohet. Duke shfrytëzuar mungesën vëmendjes së punonjësve të marketit, ai hyn sërish nga dera kryesore, merr shportën dhe largohet me shpejtësi.

Këqyrja e kamerave të sigurisë, bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e tij. Deri më tani, ekspertët për hetimin e krimeve, kanë zbardhur 5 raste të vjedhjes së marketeve, të kryera gjatë javëve të fundit.

Policia dyshohen se ai mund të jetë autor edhe i vjedhjeve të tjera të kryera po në Tiranë. Nisur nga denoncimet e kryera nga bizneset, po bëhet verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë.

SHKARKO APP