Aksi Elbasan-Librazhd në kaos të përhershëm dhe pa zgjidhje

Aksi rrugor Elbasan-Librazhd vijon të mbetet një nga segmentet më problematike në vend, ku trafiku i rënduar është kthyer në një realitet të përditshëm për qindra drejtues mjetesh.

Paçka premtimeve të përsëritura dhe projekteve të shpallura ndër vite, situata s’ka njohur përmirësim të ndjeshëm, ndërsa mungesa e një bypass-i funksional e ka thelluar edhe më shumë problematikën.

Ky segment është një nyje kyçe lidhëse mes Shqipërisë së Mesme dhe Juglindjes së vendit, si dhe një korridor i rëndësishëm për qarkullimin e mallrave dhe transportin ndërkombëtar drejt Maqedonisë së Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga problemet kryesore mbetet mungesa e bypass-it të Elbasanit, i cili do të shërbente për të devijuar trafikun tranzit jashtë zonave të banuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?