Arrestohet hajduti serial i Shkodrës

Policia e Shkodrës ka arrestuar në shtetas të akuzuar për disa vjedhje, si dhe proddhim e shitje të armëve luftarake. Në pranga u vu 38-vjeçarit Arian Rrushsini. Sipas policisë ky shtetas dyshohet se në qytetin Shkodër ka kryer 7 (shtatë) vjedhje me maskë dhe me doreza, të dokumentuara si më poshtë:

1- Më datë 15.01.2016, gjatë natës, në lagjën Perash, qyteti Shkodër, në një automjet, në pronësi të shtetasit E.I. banues në Shkodër, ka vjedhur një kasë fiskale dhe një xhup.

2- Më datë 17.03.2016, gjatë natës, në rrugën “Kadukaj”, lagje Naim Gjylbegu, Shkodër, ka vjedhur një çantë dore ku brenda saj ka pasur 30.000 lekë të reja dhe një kasetë plastike me vegla, në automjetin tip “Mercedes Benz“ në pronësi të shtetasit F.K. banues në Shkodër.

3- Më datë 18.03.2016, në Shkodër, ka vjedhur një bateri gjeneratori, me vlerë 100 Euro.

4- Më datë 18.03.2016,  i ka thyer trekëndëshin e vogël të xhamit të mjetit tip “BMË X5”, në pronësi të shtetasut M.N, ku ka vjedhur një xhaketë dhe një çantë me vlerë 200 Euro.

5- Më datë 18.03.2016,  shtetasit S. L. 42 vjeç banues në Shkodër,  i ka thyer trekëndëshin e vogël të xhamit të mjetit tip “Mercedes Benz”, ku i ka vjedhur një “Masazhator sedilje“ me vlerë 100 Euro.

6- Më datë 18.03.2016, shtetasit Y. D. 21 vjeç banues në Shkodër, i ka thyer trekëndëshin e vogël të xhamit të mjetit tip “Audi A4”, ku i ka vjedhur një pajisje sinjali e markës “Satlink“ me vlerë 380 Euro.

7-  Më datë 19.03.2016, shtetasit A. T. 30 vjeç banues në Shkodër, ka thyer trekëndëshin e vogël të xhamit të mjetit tip “Mercedes Benz”, ku i ka vjedhur një çantë laptopi, në cilën ka patur vegla pune si (pinca, kaçavida, trankeza), karikuesa për kamera të sigurisë dhe koka interneti me vlerë totale rreth 100.000 lekë të reja.

Gjatë  kontrollit të ushtruar nga forcat e Policisë, në ambientin e banesës së shtetasit të lartëpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende nga të 7 (shtatë) ngjarjet e sipërpërmendura, si dhe

– 1 (një) armë zjarri pistoletë e markës Ekol Magnum.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Vjedhje më shumë se një herë“.

SHKARKO APP