Arrestohet hajduti shqiptar në Zvicër, iu gjetën bizhuteri dhe para

Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga nga policia zvicerane, pasi akuzohet për disa vjedhje. Mësohet se shqiptari u arrestua në Aargau.

Personi i parë që ka ndihmuar në arrestimin e tij, ka qenë një fqinje, e cila kishte lajmëruar policinë, pasi e vërente se po dilte për të grabitur.

Policia ishte vënë në ndjekje të të riut, dhe e ndihmuar nga një person tjetër, ndërsa më pas është prangosur. Mediat zvicerane raportojnë se shqiptari nuk kishte leje qëndrimi në këtë vend, ndërsa akuzohet se kishte kryer një sërë vjedhjesh bizhuterish dhe të hollash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?