Arrestohet i dyshuari për vrasjen në det të adoleshentes ruse
Arrestohet i dyshuar për vrasjen në det të adoleshentes ruse
Policia e Sarandës njofton se ka arrestuar një person ai autorin e goditjes me motor uji të adoleshentes ruse, e cila humbi jetën dje.
Njoftimi i policisë:
Nga verifikimet e policisë rezulton se shtetësia K.R. ka qenë duke u larë me mamanë e saj në det dhe në një moment është larguar me notë deri në hapsirën ujore ku parkohen mjetet lundruese.
Në atë kohë mamaja vëren një mjet lundrues i cili kalon aty me shpejtësi ku dyshohet se ka goditur me helikë vajzën 15 vjeçare.
Shërbimet e policisë së kufirit, kanë nxjerrë nga deti trupin e pajetë të shtetases K.R.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorin ka rezultuar se mjeti lundrues i përket shtetasit Ermal Fataj, 31 vjeç, banues në Ksamil.
Me urdhër të Prokurorit, Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

