Arrestohet i riu në Tiranë, ja lista e vjedhjeve në kryeqytet

Një 31-vjecar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.

Efektivët e komisariatit nr 2 në Tiranë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Fatjon Tafmizi, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe “Shitje të lëndëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet, se në rrugën “Merdar Shtylla”, ka tentuar të vjedhë një cantë me një shumë monetare, në brendësi të mjetit të shtetasit E. B.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasi Fatjon Tafmizi, dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të tjera, më konkretisht:

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Më datë 29.07.2016, në bulevardin “Bajram Curri”, ka vjedhur laptopin, në mjetin tip “Peugeot”, në pronësi të shtetasit H. T., ku ka vjedhur laptopin.

2. Më datë 22.09.2016, në rrugën “Vangjush Furrxhi”, ka vjedhur kasetofonin e mjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit K. P.

3. Më datë 29.09.2016, në rrugën “Bilal Golemi”, ka vjedhur dy pasqyrat dhe airbegun e timonit, të mjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit F. I. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Tiranë, për “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

/LajmiFundit.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?