Arrestohet i riu nga Kamza, lëvizte i armatosur në “mes” të Tiranës

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri i cili qarkullonte i armatosur në automjet.

Uniformat blu bëjnë me dije se 20-vjeçari i identifikuar si Ervin Mëzhika iu sekuestrua një pistoletë me krëhër dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që qarkullonte me automjet, i armatosur, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Driver”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Në rrugën “5 Maji”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. M. Gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të më tejshme.

SHKARKO APP