Arrestohet ish-kreu i Komunës Velipojë dhe 8 vartësit e tij

 

Ish-kreu i Komunës së Velipojës Nikollë Marku dhe 8 ish-zyrtarë të saj janë vënë në pranga për shpërdorim detyre.

Gjykata dha masën “arrest me burg” për  Gjovalin Bregnaj, Marash Keçi, Dilë Ndoka, Lekë Simoni, Filip Kercunga, Enver Kotrri, Gëzim Sala dhe Emiljan Dashi.

Ish- kryekomunari Nikollë Marku dhe punonjësit e tjerë që janë arrestuar, akuzohen se në disa mbledhje të KRRT Velipojë, në vitin 2010, kanë dhënë leje ndërtimi, në kundërshtim të plotë me ligjin, në favor të një subjekti të vetëm ndërtues.

Nikoll Marku ka ushtruar detyrën si kryetar i Komunës, Velipojë nga viti 2007-2011.

SHKARKO APP