Arrestohet ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur për të masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e korrupsionit pasiv në formën e kërkimit të favoreve seksuale në këmbim të një vendi pune në strukturat e varësisë së bashkisë së Dibrës.

Ish-kreu i bashkisë pritet të dalë para gjykatës për t’iu komunikuar masa. Bëhet e ditur se vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga policia.

Hetimi i prokurorisë nisi menjëherë pas publikimit të enjten e kaluar në emisionin “Të Paekspozuari” në Ora News të gazetarit Ylli Rakipi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në emission u shfaq një video që tregonte sesi Shukri Xhelili premtoi një vend pune për një 20-vjeçare në kmëbim të favoreve seksuale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?