Arrestohet kameriere “Ela”, tmerri i lokaleve të Bllokut në Tiranë.Punonte,përlante e ikte!

 

Nje femer bukuroshe perfundoi ne duart e policise. Një 30-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme.

E.M.ishte kthyer në tmerrin e shumë pronarëve të lokaleve në Tiranë, kryesisht në zonën e ish-Bllokut, pasi i vidhte xhiron ditore.

Ajo punonte si kameriere vetëm për një ditë dhe largohej në fund të turnit duke grabitur edhe paratë.

30-vjeçarja njihej si kameriere "Ela". Arrestimi i saj është bërë pas disa kallëzimeve të njëpasnjëshme të pronarëve të lokaleve. Sherbimet e policise i jane pas derisa e kane arrestuar. Policia nuk bën ende me dije shumat e grabitura sistematikisht nga "Ela". 

Materialet hetimore në ngarkik të saj i kaluan Prokurorisë së Tiranës për procedime të mëtejshme

SHKARKO APP