Arrestohet këngëtarja “Kallashi”

Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se policia e Prizrenit ka bastisur lokalin e natës “Kobra City” dhe ka arrestuar 5 persona, ndër të cilët edhe balerinën dhe këngëtaren Donjeta Kosumi, e njohur si “Kallashi”.

“Dy ditë më parë, shumë pjesëtarë të këtij lokali janë rrahur në qytet, ose më mirë të themi kanë sulmuar katër viktima në qytet tek një pompë e karburanteve. Janë gjetur një varg parregullsish. Kemi të arrestuar për momentin pesë persona, një ndër to edhe Kallashi.”, ­ka thënë Hazir Berisha, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Gjatë kontrollit të policisë, është zbuluar se lokali vidhte energjinë elektrike.

 Policia sekuestroi tri pistoleta dhe një pushkë gjysmë automatike, një sasi të konsiderueshme fishekësh të kalibrave të ndryshëm, si dhe një sasi lëndësh narkotike në formë pilulash.

SHKARKO APP