Arrestohet killeri serial i prostitutave, dyshohet se vrau dhe dy shqiptare
Policia italiane ka arrestuar pak ditë më parë italianin 51 vjeçar Klaudio Villani, i dyshuar për vrasjen e 8 prostitutave mes të cilave dhe dy me nënështetësi shqiptare, e një maqedonase.
Klaudio Villani u arrestua pas vrasjes së fundit të kryer në një hotel në komunën San Pietro in Casale, ku viktima e radhës është një prostitutë nga Bolonja.
Prej viteve ’80 deri më sot, 51-vjeçari Klaudio Villani dyshohet se ka vrarë dhe 7 prostituta të tjera e pas arrestimit të tij Prokuroia italiane e Ferrarës, Forli, Faenza e Ravvena kanë vendosur rihapjen e të gjitha çështjeve të prostitutave viktimë të serial killerit italian.
Viktimat e serial killerit, Klaudio Villani
Më 1 qershor të vitit 1997 në kodrat mes komunave të Faenza e Forlì u gjet i hedhur në një pus trupi i Mimoza Ziras, 25 vjeçares shqiptare që punonte si prostitutë në Faenza.
Më 30 qershor 2003 në territorin e komunës së Brisighella u gjetën pjesë të trupit të një gruaje që i përkisnin një 23 vjeçarje shqiptare e zhdukur në verë të 2002. Dhe ajo punonte si prostitutë në Faenza.
Më 17 shtator 1997 po në territorin mes Faenza e Forlì u gjetën pjesë të trupit që i përkisnin një 20 vjeçarje nga Maqedonia. Ajo figuronte e zhdukur prej nëntorit të 1996. 20-vjeçarja maqedonase punonte si prostitutë në provincën e Faencas.
Në listën e serial killerit italian janë dhe 4 prostituta të tjera: Brigitte Fugger austriake, 31 vjeçe, e gjetur e vrarë më 1998; moldavja Mariana Rusu, 19 vjeç, e vrarë më 1998; domenikania Iolanda Castillo, 34 vjeç, e gjetur e vrarë me dy goditje thike në zemër në shtëpinë e saj më 1996; italiania Antonella Ghetti, 20 vjeç, e mbetur viktimë nga mbi 20 goditje thike në zemër më 1987 dhe 54 vjeçarja italiane nga Ravenna, të cilës i njihet vetëm emri Arianna, trupi i së cilës u gjet nudo në një gropë më nëntor 1995.
Viktima e fundit për të cilën dyshohet se është kryer nga dora e serial killerit Klaudio Villani është vrarë të enjten e shkuar në një hotel në San Pietro in Casale, provincia e Bolonjës. ORA
KOHA JONË SONDAZH

