Arrestohet lezhjani që për disa ferra, rrezikoi të digjte arat dhe pyjet

Policia e Lezhës arrestoi një fermer lezhjan, i cili po i vinte zjarrin ferrave dhe shkurreve në tokën e tij, por duke rrezikuar të digjte tokat e gjithë fshatit dhe pyjet përreth.

Arrestimi i 52-vjeçarit Pjerin Shtjefni u bë në flagrancë, pas alarmit nga banorët e fshatit dhe në kushtet kur emergjencat civile ende vazhdojnë luftojnë me flakët.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë duke i vënë zjarr në tokën e tij me sipërfaqe rreth 2,5 dynym , duke rrezikuar dhe sipërfaqe të tjera toke të fshatarëve të tjerë dhe tokë pyjore. Vepra penale në ngarkim të tij është “Shkatërrim i tokës me zjarr”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?