Arrestohet në Durrës 49-vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje

Një 49-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje është arrestuar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në pranga ka rënë Ermir Dervishi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Alessandrias në datën 18.02.1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
RTV Ora - Arrestohet në Durrës 49-vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?