Arrestohet në Hani i Hotit, një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane

Policia e Shtetit njofton se Arrestohet në Hani i Hotit, Shkodër një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.
Si rezultat i masave të shtuara në kuadër të kontrolleve në pikat kufitare dhe i shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, në PKK Hani i Hotit, në tentativë për të dalë nga Shqipëria,
u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit:
Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, 44 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?