Arrestohet në Morinë maqedonasi i shumëkërkuar, pritet ekstradimi i tij

Një 32 vjeçar me banim në Maqedoni është arrestuar në Pikën Kufitare të Morinës.

Sipas informacioneve, M. A., 32 vjeç ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Maqedonia e Veriut, pasi zyra e Prokurorisë Kichevo, Maqedoni e Veriut, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhje me dhunë””, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin maqedonas, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?