Arrestohet në Norvegji Baftjar Bruka, pjesë e grupit të tritolit me Vladimir Gjutën

Baftjar Bruka, një nga personat e kërkuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të Saimir Tahiri më 10 shkurt të këtij vitit është arrestuar nga policia në Norvegji.
Baftjar Bruka ishte shpallur në kërkim nga drejtësia për vepra kriminale me qëllime terroriste(Tritoli ne farmacine e Tahirit).

Bruka është pjesë e grupit të tirtolit, së bashki me Vladimir Gjutën. Po ashtu ai është akuzuar në Itali edhe si kreu i një cellule terroriste.

Baftjar Bruka ishte personi i fundit, i cili ishte shpallur në kërkim.

Më 18 qershor u arrestua Vladimir Gjuta, Njeriu që dyshohet se qëndron jo vetëm pas tritolit në farmacinë e familjes Tahiri, por edhe kërcënimit me jetë të Ministrit të Brendshëm u arrestua pranë tunelit të Kalimashit, në një operacion të forcave speciale RENEA.

Në lidhje me këtë ngjarja vazhdojnë të qëndrojnë në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasit Lumjan Matmuja, Kamber Bruka, Erjon Dule dhe Emirjon Gjuta.

SHKARKO APP