Arrestohet në portin e Durrësit, vrasësi italian, qarkullonte me dokumente falso
Policia Kufitare në Portin e Durrësit kap dhe bllokon një shtetas italian që tentoi të kalonte kufirin me dokumenta false. Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai u arrestua por me synimin për t’u ekstraduar drejt Spanjës. Drejtësia spanjolle e akuzon për veprën penale të vrasjes. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 25 vite burg.
I arrestuari ka inicialet G.V. 58 vjeç, lindur dhe banues në Itali.
Më datë 27.09.2017 është kapur nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin, në drejtim të Italisë me pashaportë dhe kartë identiteti sllovene të dyshuara se janë fallco.
Nga hetimet e mëtejshme të kryera u evidentua se për shtetasin e mësipërm është lëshuar Urdhër Arresti nga Interpol Madrid Spanjë duke e shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata Themelore e Lorca (Murica)/ Spanjë ka lëshuar Urdhërin e Arrestit Nr. PA 640/2017, datë 29.09.2017, për kryerjen e veprës penale “Vrasja” parashikuar në nenin 138, 139,140 të Kodit Penal Spanjoll.
Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 25 vjet burg.
G.V. dyshohet se më datë 09.06.2017 rreth orës 21:30 me orën lokale, në vendin e quajtur ” Paraje CHARCON” të qytetit Aguilas/ Spanjë, ka vrarë me armë zjarri një shtetas Italian. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

