Arrestohet në Tiranë 16-vjeçari, shiste doza kanabisi në Kamëz

Policia ka arrestuar një 16-vjeçar, pasi shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të Kamzës.

Uniformat blu kanë sekuestruar sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Black bag”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i një 16-vjeçari, banues në Kamëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky shtetas dyshohet se pasi siguronte sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në Kamëz.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?