Arrestohet në Tiranë, 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Teksa gjatë operacionit kapet dhe arrestohet edhe një person tjetër me armë zjarri, ndërsa janë sekuestruar edhe 1 armë zjarri pistoletë, 11.500 Euro , disa karta krediti , një kartë avokati dhe një celular.

I arrestuari është Lulzim Ademi, vjeç 39, banues në Tiranë.

Ky ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar , pasi Gjykata e Apelit Breshia Itali, e cila në vitin 2012 e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet e tre muaj burg për “Pjesmarrje në organizatë kriminale për trafikim lëndësh narkotike”.

Në momentin e kapjes së këtij shtetasi në dhomën e tij , u kap dhe u arrestua në flagrancë edhe shtetasi: Enver Curri, vjeç 47 , banues ne Tiranë , i cili në momentin e arrestimit ka kundërshtuar forcat e policisë. Këtij shtetasi gjatë momentit të arrestimit në çantë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli model “Ruger”, e mbushur me fishekë, 23 preje 500-e Euro , (gjithësej 11.500 Euro), një kartë avokati me emrin e tij dhe disa karta krediti.

SHKARKO APP