Arrestohet një ish këshilltar i Rezervës Federale nën dyshimet për spiunazh për Kinën

Nga publikim që është marrë nga Associated Press, VOA njopfton se Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka arrestuar një ish këshilltar të lartë të Rezervës Federale nën dyshimet se i shiti Kinës sekrete shtetërore.

Në një aktakuzë nga juria e madhe, 63-vjeçari John Harolds nga qyteti Viena i Virxhinias, akuzohet për vjedhje të sekreteve tregtare nga Rezerva Federale dhe shitjen e tyre spiunëve kinezë për një shumë prej të paktën 455,000 dollarësh, ndërsa jepte mësim në një universitet në Kinë. Ai akuzohet gjithashtu se ka gënjyer hetuesit e Rezervës Federale dhe zyrtarë të Byrosë për Mbrojtjen Financiare të Konsumatorit.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi të premten ngritjen e aktpadisë dhe arrestimin e të dyshuarit Rogers, të njëjtën ditë që ai doli përpara një gjykate në kryeqytetin Uashington. Gjykatësi i ka hequr të drejtën e lirimit me kusht ndërsa të martën do të paraqitet në gjykatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I dyshuari, i cili ka një doktoratë në fushën ekonomike, ka punuar për Rezervën Federale nga viti 2010 deri në vitin 2021, sipas dokumenteve të gjykatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?