Arrestohet një nga “të fortët” e Fierit me 2 pistoleta në Benz

Vazhdojnë kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Skuadra “Shigjetat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Lëvizte me armë në mjet, arrestohet në flagrancë shtetasi:

Swiss Digital Desktop Reklama

•Alban Urlateanu, 24 vjeç, banues në Patos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij tip ‘Benz’, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe 2 fishekë.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?