Arrestohet një shqiptar në Itali, u kap me 100 kg drogë në makinë

Autoritetet në Itali kanë vënë në pranga një 34-vjeçar shqiptar, i cili u kap me rreth 100 kg lëndë narkotike në automjetin e tij. Mediat e shtetit fqinj bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shqiptari me iniciale K. I., i cili udhëtonte drejt kryeqytetit italian, ku mendohet se ishte destinacioni i drogës.

Mësohet se policia ka kontrolluar makinën e shqiptarit, pasi ka vënë re në sedijen e pasme disa pako të dyshimta. Pas kontrollit, rezultoi se në automjet ndodheshin 70 pako me marijuanë, të cilat përmbanin rreth 100 kg lëndë narkotike.

Mësohet se 34-vjeçari shqiptar është pa precedentë të mëparshëm penalë dhe disponon leje të rregullt qëndrimi në Itali. Prejardhja e lëndës narkotike nuk dihet ende, ndërsa policia italiane po punon për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në trafikun e drogës.

SHKARKO APP