Arrestohet oficeri i policisë kriminale

 

Strukturat e Drejtorisë së Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj oficerit të policisë, Nënkomisar Alkejd Zeneli për kryerje të veprave penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”,parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.

Arrestimi i Zenelit është kryer pas një hetimi pro-aktiv të përbashkët 5 mujor mes   SHÇBA-së Tiranë dhe Task–Forcës së Prokurorisë Pranë Shkallës së Parë të Gjykatës, Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se oficeri i Policisë, me detyrë specialist i Hetimit në Komisariatin e Policisë nr. 4 Tiranë, lejonte në mënyrë të kundraligjshme aktivitet në fushën e Lojërave të Fatit, kundrejt shpërblimeve.

Gjithashtu është dokumentuar se Zeneli kishte fshehur disa kallëzime nga qytetarë të ndryshëm, duke mos i referuar në Prokurori, por duke përfituar nga personat e denoncuar shuma të ndryshme parash.

SHKARKO APP