Arrestohet pas gjashtë muajsh vëllai i Gate Mahmutajt

Ai ishte shpallur në kërkim për mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake, si dhe për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia e Gjirokastrës bën të ditur se 56 vjeçarit Mahmutaj më datën 19.06.2014, në kuadër të operacionit antikanabis gjatë kontrollit në banesë në fshatin Lazarat ju gjetën municione luftarake, 68 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis sativa, 495 rrënjë të dyshuara narkotike, 76.8 gram farë e dyshuar narkotike, një armë gjahu teke si dhe një thikë.

Arrestimi i tij u bë në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimin i bimeve narkotike”, “Prodhim e shitje te narkotikeve “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?