Arrestohet pedagogu pasi i kërkoi favore seksuale studentes. Policia jep detajet
Është vënë në pranga pedagogu i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, i cili u denoncua mbrëmjen e djeshme nga një emision telviziv.
Pas daljes së videos, policia mësohet se e ka vënë në pranga pedagogun, D. H.
Njoftimi i plotë i policisë:
Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit D.H., 36 vjeç, pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndalimi i tij u bë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop “, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

