Arrestohet për dëshmi të rreme, denoncoi policinë rrugore se e pengoi në dërgimin e një vajze në urgjencë

Kapllani paradite denoncoi nje patrulle te policise rrugore se e kishte penguar ne dergimin ne spital te nje 17 -vjecarje qe kishte pire fostoksine. Vajza nderoi jete ne spital. Kapllani pretendonte se policia e kishte mbajtur 15 min bashke me vajzen ne makine. Por policia thote se deshmia e tij eshte e rreme. Nga hetimet rezultoi se ai nuk e kishte vajzen ne makine, por ajo po transportohej ne spitalin ushtarak me autoambulance dhe se Kapllani po e ndiqte me makinen e tij. Edhe familjaret e vajzes konfirmuan kete version.

SHKARKO APP