Arrestohet portieri Alban Hoxha

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha është arrestuar sot nga policia e Tiranës, për drejtim mjeti nën konsumin e alkoolit, dhe “Panorama” mëson se ai gjendet në një nga komisariatet e kryeqytetit.

Vetë 31-vjeçari, mungoi javën e fundit ndaj Flamurtarit por rikuperimi dukej se po shkonte mirë, dhe do të ishte gati për takimin e ditës së premte ndaj Tiranës.

Tashmë mbetet për t’u parë si do të shkojë kjo çështje në lidhje me gardianin e “demave”, që vetëm 2 ditë më parë festoi ditëlindjen, nëse do të jetë i gatshëm për Gegën në derbi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?