Arrestohet pronari i ëmbëltores, 21 të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit

 

Arrestohet pronari i ëmbëltores, ku të dielën e 9 gushtit 2015 shpërthimi i një bombule gazi shkaktoi 21 të plagosur.

Policia e Tiranës pritet të japë detaje të mëtejshme në lidhje me arrestimin e Abdulla Dervishit dhe akuzat që mund të rëndojnë mbi pronarin e ëmbëltores në rrugën “Don Bosko”.

Shpërthimi i bombolës shkaktoi edhe dëme të mëdha në lokal por dhe në lokalet pranë, ndërsa të lënduar përveç pronarit dhe familjarëve të tij mbetën dhe kalimtarë të rastit.

Në spital me plagë të rënda janë Abdulla Dervishi, bashkëshortja Paqësia dhe Kujtim Çela një kalimtar i rastit. Ky i fundit ka pësuar dëmtime më të rënda.

21 të plagosurit nga shpërthimi në “Don Bosko” janë:

1.Fadil Tuzi 28 vjeç

2.Edvin Lipo 30 vjeç

3.Kujtim Cani 50 vjeç

4. Xhemile Shani 62 vjeçe

5.Edlira Shqima 20 vjeç

6.Kristi Goreci 20 vjeç

7.Krenar Bega 38 vjeç

8. Olsi Beqiri 30 vjeç

9.Hendrit Marku 27 vjeç

10.Nebile Muhaedini 67 vjeç

11.Kladjo Marashi 18 vjeç

12.Enrik Hima 27 vjeç

13.Sabri Baruni 60 vjeç

14. Dhori Qirjo

15.Mateo Zoto 30 vjeç

16.Xheladbie Kulla 67 vjeç

17.Alfred Shani 67 vjeç

18. Evgjeni Bregu 48 vjeç

19. Abdulla Dervishi (Pronari i ëmbëltores)

20. Paqësie Dervishi (Bashkëshortja e Abdulla Dervishit)

21. Jonida Dervishi (Vajza)

SHKARKO APP