Arrestohet Seit Manahasa, mbajti të izoluar dhe keqtrajtoi një person

Seit Manahasa është arrestuar nga policia e Elbasanit, ditën e sotme nën pretendimin se ka mbajtur të izopluar dhe keqtrajtuar një person.

Manahasa është një emër i njohur për unformat blu pasi ka disa precedentë penal.

Së bashku me babain e tij Albert Manahasa, i ndaluari u arrestua pak muaj më parë për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Por u lanë të lirë, pasi nuk rezultuan të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se Seit dhe Albert Manahasa u arrestuan në 27 korrik, pasi poshtë një sebratori makinash në servisin ne pronësi të tyre u gjet një armë tip TT.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?