Arrestohet shoferi i dehur i transportit urban

Aksioni i policisë rrugore kap në gjendje të dehur drejtuesin e një prej urbanëve të transportit publik në kryeqytet.

Burimet zyrtare thanë se gjatë kontrollit u konstatua një drejtues autobusi i linjës Tufinë-Qendër i cili drejtonte autobusin në gjendje të dehur, ku  testi i parë rezultoi  0.56 mg/l dhe testi i dytë 0.66 mg/l.

Mësohet se drejtuesi i autobusit  Besnik H, 52 vjeç, banues në Tiranë,  u arrestua në kushtet e flagrancës për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë aksionit të zhvilluar në fundjavë janë arrestuar edhe 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Efektivët e rrugores kanë ndëshkuar edhe drejtues mjetesh me shkelje të përsëritura ku sipas burimeve zyrtare njëri prej tyre shtetasi J.M, u ndëshkua për 6 shkelje njëherësh.

Përveç 1751 gjobave të vendosura për shkelje të ndryshme, gjatë aksionit janë hequr 75 Leje Drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësi tej normave të lejuara në autostradë dhe në qendrat e banuara si dhe shkelje të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?