Arrestohet shoferi i Ramës? Kryeministria: E pavërtetë

Kryeministria reagoi sot pas disa raportimeve nga mediat greke e shqiptare që një person i arrestuar në Greqi për vjedhje pretendon se është shofer i kryeministrit Edi Rama.

“Në përgjigje të opinionit publik dhe pretendimit të ngritur në artikullin e postuar në disa portale sqarojmë se deklarata e personit të arrestuar në Greqi se ai është shoferi dhe truproja i Kryeministrit Edi Rama është e pavërtetë dhe e pabazë. Personi në fjalë jo vetëm nuk është shofer apo truprojë i Kryeministrit Edi Rama, por as nuk ka qenë ndonjëherë në ndonjë detyrë apo i njohur i qytetarit Edi Rama,” thuhet në reagimin e publikuar nga “Transparenca.al”

Sipas disa mediave greke, një qytetar nga Shqipëria është arrestuar për vjedhje. Por ai pretendon se është shoferi dhe truproja e kryeministrit Edi Rama. Çështjen e shqiptarit e ka marrë në dorë një prej avokatëve më të njohur në Greqi, Alexis Kougias.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat nuk kanë dhënë informacion për identitetin e personit të arrestuar apo për ngjarjen ku është përfshirë ai. Teksa mësohet se informacionet e tjera do publikohen në muajin korrik, kur ai të dalë përpara gjykatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?