Arrestohet shpërndarësi i drogës në Tiranë, sekuestrohen 232 doza

Policia e Tiranës ka arrestuar një shpërndarës të lëndëve narkotike në kryeqytet. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Stacioni” është vënë në pranga shtetasi A. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Autoritetet policore raportojnë se ky shtetas dyshohet se pasi siguronte sasi lënde narkotike kanabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në Tiranë.

Blutë e kryeqytetit kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 232 doza kanabisi gati për shitje. Mbi 33-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?