Arrestohet shqiptari, e kishte fshehur heroinën në mbathje

Shqiptarët kanë gjetur forma nga më të ndryshmet për të trafikuar lëndë narkotike. Beki Tola është shtetasi shqiptar i arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 30.7 gram heroine në mbathje ditën e djeshme (19 gusht) në Rossano.

Droga e gjetur rezultonte të ishte heroinë e pastër, gati për t’u prerë dhe e destinuar për t’u shitur, shkruajnë mediat italiane.

Arrestimi ishte rezultat i kontrollove të shumta të kryera nëpër autobusë, për personat që vinin nga province e Kozencës.

Vëmendja e agjentëve italianë të Rossano-s iu kushtua shqiptarit, banues në Komo. Pas një kontrolli që iu bë çantës së tij, çdo gjë ishte në rregull por Beki Tola tregoi shenja nervozizmi që i shtynë karabinierët ta shoqëronin në Komisariatin e Cossano-s, për t’iu nënshtruar kontrollit të plotë të trupit.

Gjatë kontrollit, brenda ndërresave policët gjetën një zarf me heroinë të pastër brenda.

SHKARKO APP