Arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia e Durrësit prangosi një 42-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.
I arrestuari është shtetasi Ervin Dervishi.
Gjykata e Milanos ka shpallur 42-vjeçarin fajtor për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe e ka dënuar në mungesë me 20 vite burgim.
Pas arrestimit, policia do të nis procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë për të vuajtur dënimin e dhënë.

SHKARKO APP