Arrestohet shqiptari me 4 kg kokainë në Verona

Policia financiare italiane e qytetit të Veronës, në bashkëpunim me Policinë e qytetit të Fermos, kanë arrestuar shqiptarin 26-vjeçar Oldion Metaj, rezident në qytetin e Napolit.

Në bagazhin e makinës së tij të tipit Opel Astra u gjetën 4 kg kokainë e pastër e cilësisë mjaft të lartë.

Kokaina në gjendje të pastër vlente në treg në shumën e 500 mijë eurove, ndërsa në shitje me pakicë e dyfishonte vlerën e saj.

Lënda narkotike ishte e fshehur në fundin e dyfishtë të makinës, modifikuar enkas për këtë trafikim.

Shqiptari Oldion Metaj është rezident në qytetin e Napolit, por jeton në Porto Sant’Elipdio me familjen e vëllait të tij të martuar, të cilët rezultojnë nga policia italiane të pa përfshirë në këtë aktivitet.

Hetuesja e këtij operacioni, Nadia Karruzo, ka deklaruar për mediat se hetimet vazhdojnë pasi autoritetet italiane janë të bindura për një trafikim ndërkombëtar të kokainës mes Shqipërisë, e rajoneve italiane të Venetos e Markes.

SHKARKO APP