Arrestohet shqiptari në Itali, autor i vendosjes së bombave në dy sipërmarrje

Autoritetet italiane të Antimafias së Barit në bashkëpunim me Policinë e Foggias kanë arrestuar një shtetas shqiptar, i dyshuar si autor i dy atentateve me bombë artizinale ndaj aktiviteteve sipërmarrje në qytetin e Foggias.

Hetimet zbardhën se ai është autori i vënies së lëndës shpërthyese në dëm të Qëndrës Sociale për strehimin e të moshuarve, “Il sorriso di Stefano” , në natën e 16 janarit 2020 si dhe ndaj biznesit “Poseidon” në natën e 9 nëntorit 2019.

Analizimi i imazheve video të mbledhura nga kamerat e sigurisë publike dhe nga bizneset private kanë identifikaur shqiptarin si autor të dy atentateve ndaj të cilëve ka përdorur të njëjtën mënyrë veprimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj tij rëndon dhe akuza e përdorimit të metodës mafioze me aktivitetet kriminal në një vend publik, duke provokuar alarm social me mesazh frikësues për “viktimat”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpërthimet me bombë artizanale i shkaktuan një dëm të madh strukturor bizeseve, dëmtuan dhe banesat pranë dhe 6 automjete të parkuara në afërsi të vendngjarjeve.

Sipas autoriteteve italiane shpërthimi i fortë mund të shkaktonte lëndime me pasoja dhe fatale për persona nëse do të ndodheshin në vendngjarje. /Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?